Pse politikanët na pëlqejnë me shtat të lartë

Sipas revistës Social Science Quarterly, shtatlartësia e një leader-i është shumë e rëndësishme për zgjedhësit. Psikologët teksanë të universitetit Texas Tech kanë bërë ‘zbulimin’, sipas të cilit 2/3 e njerëzve i duan udhëheqësit e vendeve të tyre më të gjatë se sa i kanë. Është i njëjti studim pra që arrin në përfundimin se shtatlartësia kushtëzon zgjedhësit në votime. Në të përditshmen britanike the Guardian kanë bërë një fotomontazh, me anën e të cilit bëjnë një ballafaqim të udhëheqësve të këtyre ditëve e të ditëve të shkuara. Kryeministri David Cameron nuk u jep arsye “të ankohen” në këtë drejtim; ai ka të njëjtin shtat me atë të Barack Obama-s, 186 cm, ose me masat angleze 6,1 këmbë. Edhe Tony Blair-in s’e kanë pasur keq: 183 cm.
Në fotomontazhin që shoqëron lajmin mund të vini re diferencat mes udhëheqësve të ndryshëm. Nëse udhëheqësit shqiptarë do të ishin pjesë e këtij fotomontazhi, me siguri do të ishin në krye të listës. Rama do ish i pari. Ahmet Zogolli pas tij. Hoxha e Berisha pas Blair-it. Kuptohet, që Shqipëria konfirmon përfundimet e këtij studimi të natyrës statistikore. Fatos Nano e Ilir Meta janë një përjashtim.
E.G.
Comments
hahahaha.Kanadezet mburen se
<p>hahahaha.Kanadezet mburen se Harperi-i eshte me i gjate se obama :)</p><p> </p>
Add new comment