Pse Alia ka kërkuar që intervista të publikohet pas vdekjes?

Është folur shumë këto ditë për një intervistë të Ramiz Alisë të dhënë që në gjallje për t’u publikuar pas vdekjes. Ka qenë një kërkesë e ish-udhëheqësit komunist bërë intervistuesit, Gjekë Marinaj, për të cilin të shumtit kanë dëgjuar këto ditë të flitet për herë të parë (është rezident në SHBA, poet dhe përkthyes). U nënvizua aq shumë fakti, që Alia kish kërkuar nga Marinaj që intervista të publikohej pas vdekjes, sa u besua u mendua, se ai do kish thënë gjëra të forta e do kish bërë pohime tronditëse. Mirëpo, nuk kish asgjë të tillë në këtë intervistë. Ish një intervistë, ku Alia thotë gjëra të zakonshme në stilin e tij dogmatik. Është e sigurtë se herë të tjera, Alia ka qenë më interesant se sa në këtë intervistë të dhënë për një publikim postum. E vetmja gjë interesante në gjithë këtë histori kish të bënte me faktin që kreu i regjimit komunist në periudhën 1985-1990 i ka dhënë intervistë një ish-të përndjekuri prej regjimit. Ndoshta është kjo arsyeja e porosisë a kërkesës së tij, e cila është respektuar nga Marinaj me saktësi matematike. Intervista u publikua vetëm pak çaste, pasi doli lajmi se Ramis Alia kish ikur nga kjo botë.
E.G.
Comments
Ramiz Alia demagog edhe mbas
<p>Ramiz Alia demagog edhe mbas vdekjes.</p>
Add new comment