Opozita vijon të vuajë nga tensionet e brendshme

Postuar në 09 Tetor, 2011 03:19

Edi Rama duket se po heq shumë për ta mbajtur kompakte e të bashkuar, jo vetëm Partinë Socialiste, por edhe koalicionin opozitar. Zërat kundër brenda partisë vijojnë të jenë zëra kundër, por edhe takimet e bëra mes krerëve të partive të opozitës kanë treguar se mes tyre ka diçka që s’shkon. Njëherë shfaqet Ngjela me objeksione të vetat ndaj leadership-it të Ramës, pa e përmendur emrin e këtij të fundit, herë shfaqen  me radhë Gjinushi, Milo, Dule, etj. Nuk mungojnë të shfaqin objeksione edhe të tjerë aktorë të politikës, të cilët janë më pak protagonistë se sa kanë qenë njëherë e një kohë, si Meidani, Pëllumbi, Agolli. Këtyre u shtohen dhe zëra nga fusha e mass-media-s. Për herë të parë pas shumë kohësh, televizioni Top-channel i kushtonte vëmendje dje një takimi në Vlorë të organizuar nga Malaj e Harasani, ku të dy deputetët e PS-së nuk kanë kursyer kritikat në adresë të Ramës. Top-channel-i nuk është shquar deri më sot në transmetimin e kronikave  të tilla “kaq pak të rëndësishme”; ndoshta “për t’i shërbyer kauzës, e për të mos dhënë idenë se opozita është fije-fije”.

Edi Rama do ta ketë të vështirë të futet në zgjedhjet e vitit 2013 në një atmosferë të tensionit të brendshëm. Përvoja e garave të shkuara ka treguar se çdo strategji fitoreje duhet të fillojë me shtrëngimin e  radhëve dhe me rekuperimin e asaj që ka humbur rrugës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Berluskoni,ne keto situata te veshtira qe po kalon,mbase dhe me sensin e tij te humorit para do ditesh u shpreh :&#39;&#39; Do ta ndryshoj emrin e partise sepse nuk eshte ne zemren e njerezve.Preferoj &quot;Forza gnocca&quot;...&quot;</p>

Submitted by luan (not verified) on

<p>Pse e paragjykon Top Kanalin! Ai eshte simboli i medias se pakompremntuar ne Shqiperi dhe me gjere.Ai eshte ne aleance me te verteten dhe qytetarin,sic thoshte po ne Top Kanal,po nje gazetar i ketij Kanali.Ose me sakte Top Kanali eshte ZERI I POPULLIT (elektronik),bile i vitit &#39;67&nbsp; apo &#39;90-&#39;91,kur krijonte &quot;Vullnetaret e Everit&quot; e bente gjemen per mbrojtjen e bustit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.