Një hap tjetër drejt integrimit në BE

Postuar në 11 Shtator, 2011 06:00

Stefan Füle, Komisioneri i BE-së për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, përgëzoi klasën politike malazeze për kompromisin e arritur në lidhje me ligjin për arsimin. Partitë opozitare serbe e kishin bllokuar integrimin europian, sepse kishin kushtëzuar reformën elektorale me ndryshimin e ligjit për arsimin - ato kërkonin që serbishtja të jetë gjuhë zyrtare. Në kompromisisn e arritur, si malazishtja dhe sërbishtja do të jenë gjuhë zyrtare, megjithëse fare pak ndryshojnë nga njëra-tjetra.

“Unë kam besim se marrëveshja për arsimin do të hapë rrugën për reformën zgjedhore, që është një nga kushtet kryesore që Mali i Zi, si vend kandidat për në BE, të fillojë negociatat e pranimit në BE,” – deklaroi Füle. Mali i Zi e fitoi vjet statusin e vendit kandidat për në BE, pasi Milo Gjukanoviç, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.