Ndryshimet kushtetuese? Para tyre do mbërrijë Godot-ja i Beckett-it.

Postuar në 07 Dhjetor, 2011 13:20

Ka kohë që po hidhet ideja e zgjedhjes së kreut të shtetit me votim të drejtëpërdrejtë e të përgjithshëm, dhe me këtë propozim herë synojnë ta largojnë këtë office nga kontrolli apo presioni i maxhorancës, herë të prodhojnë një president të veshur me një mandat popullor,  rrjedhimisht të fortë nga natyra, herë të bëjnë të mundur përafrimin me përcaktimin kushtetues të tij si “simbol i unitetit kombëtar”, e herë të evitojnë gurgulenë parlamentare që në fund shndërrohet në një pazar të pistë. Kjo e fundit, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, mund të quhet praktikisht e evituar, por puna ëhstë se ndryshimet në fjalë na kanë çuar në një rrezik edhe më të madh: është maxhoranca që e kontrollon e vetme procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Në një tryezë të organizuar e të mbajtur sot nga dy ish Presidentët, Meidani e Moisu, është hedhur sërish kjo ide, dhe në këtë kuadër janë kërkuar ndryshime kushtetuese. Por probabiliteti që këto ndryshime të bëhen realitet janë afër zeros. Dhe kjo, jo vetëm sepse ndryshimet kushtetuese nuk mund të bëhen brenda ditës (s’ka gjë se Rama e Berisha i bënë brenda natës para tre vitesh), por edhe sepse maxhoranca nuk dëgjon nga ai vesh. Berisha mezi po pret momentin presidencial, në mënyrë që të vendosë në fronin e kreut të shtetit një kukull të vetën. E në këtë kuptim, të presësh ato është si të presësh Godot-në.

M.N.

Comments

Submitted by Plaku Balo (not verified) on

<p>Kjo e tera eshte shume e sakte, megjithate ashtu si ne cdo vend tjeter te botes ose qe ka aspirata, dikush duhet te thote se kush jane problemet dhe sesi zgjidhen, dhe ta thote jo njehere, jo dy here, por njeqind here, derisa te behet problem per ata qe kane gjerat ne dore. Dikush duhet te marre gjera persiper kunder atyre. Nqs mbetet me shprese te meshira e Sales atehere eshte e kote. Sala dhe Rama duhen detyruar duke luftuar dhe duke i sfiduar per ceshtjet e interesit publik e jo duke pritur nga ata. Eshte idealizmi dhe lufta pa kompromis dhe me sakrifice qe i con gjerat perpara. Nderkohe qe ne Rusi, apo ne Lindjen e Mesme komentatoret dhe bloggerat organizojne protesta dhe luftojne kunder politikaneve perkatese, duke mos patur frike as burgun e as humbjen e jetes, komentatoret e Tiranes, duke perfshire ketu edhe M.N. bejne llogje kafenesh dhe thone : epo cfare te bejme ne, sduan ata, kot sa lodhen. Te pakten Mero Baze e perdor gjuhen e hidhur qe ka, megjithate edhe ajo nuk eshte mjaftueshem. Kurse te besh thjesht analizen dhe te zhvleresosh perpjekjet e te tjereve, sado modeste eshte kontraproduktive dhe me keq. Nderkohe qe duhet thene : po, jane te sakta dhe do luftojme ti propagandojme ne popullate sa me shume. Atyre qe presin akoma nga ata lart, u ka ngelur ora ne kohen e Enverit. Mjere Shqiperia.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.