Majlinda Bregu: Faji është i opozitës, meritat janë të maxhorancës

Maxhoranca filloi lojën e pritshme të hedhjes së fajit tek opozita për vlerësimet e këqija në progres-raportin e pritshëm të BE-së lidhur me Shqipërinë dhe për refuzimin që i bëhet kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat. Berisha ka nxjerrë Majlinda Bregun, ministren e Integrimit, që t’i bjerë këtij avazi, të cilin më pas do ta këndojnë dhe të tjerë njerëz nga maxhoranca.
“Me bojkotin e opozitës kemi dëmin më të madh që i është bërë imazhit të vendit”, është shprehur ministrja, e cila ka garantuar se në progres-raport ka dhe vlerësime positive; dhe për këto të fundit, është lënë të nënkuptohet se meritën e ka qeveria. Afërmendsh, qëndrime të tilla fyejnë inteligjencën e shqiptarëve. Bojkoti nuk do mend që nuk ka ndihmuar në përmirësimin e imazhit të vendit, por këtë imazh e kanë prishur mbi të gjitha gjëra të tjera që kanë lidhje vetëm me maxhorancën, siç janë vjedhja e zgjedhjeve, pushtimi i administratës nga militantët, korrupsioni, vrasja e katër qytetarëve në bulevard, bllokimi i hetimit mbi këto vrasje, etj, etj.
E.G.
Comments
Besoj tek fjala e pare e
<p>Besoj tek fjala e pare e fjalise se pare doni te thoni "Pozita" dhe jo "Opozita".</p>
Kaq shume kohe keni, qe e
<p>Kaq shume kohe keni, qe e humbni me deklaratat e Bregut?!!!</p>
Add new comment