Kontroll faktesh: Bumi berishian i eksporteve

Rritja e eksporteve është tregues kryesor i modelit të suksesshëm të ekonomisë shqiptare. Kështu është shprehur sot Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku ka analizuar gjerësisht ekonominë e vendit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri me dije se eksportet gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti janë rritur me 25 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. “Rritja e eksporteve është një nga treguesit më thelbësorë të rritjes së konkurentshmërisë së ekonomisë, të rritjes së investimeve dhe një nga treguesit për rritjen e punësimit në Shqipëri. Rritja e eksporteve në 8-mujorin e parë të 2011-ës shoqërohet nga një rritje e ndjeshme e mallrave të manifakturës, çka është e lidhur me punësimin. Gjithashtu, shoqërohet me një rritje të qëndrueshme të eksporteve bujqësore, që dëshmon përballjen e suksesshme të fermerëve shqiptarë me ato të vendeve të tjera,” - tha ai.
Por ç’thonë shifrat e INSTAT-it?
Për periudhën janar-korrik 2011, pothuaj gjysma e rritjes së eksporteve shqiptare, krahasuar me një vit më parë, shpiegohet me rritjen e zërit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. Dhe po nga INSTAt-i mësojmë se eksporti i energjisë elektrike u ul 75% në 6-mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Pra, i bie që peshën kryesore në rritjen e eksporteve ta kenë mbajtur shpatullat e minatorëve të Bulqizës (e të të tjerave miniera). Sa për rritjen e eksporteve bujqësore, zëri “Ushqim, pije, duhan”, i cili përfshin produktet bujqësore, ka patur një rritje fare modeste prej gjysëm miliard lekësh...
E.Z.
Comments
Ka nje rritje te eksporteve
<p>Ka nje rritje te eksporteve me rreth 25 miliard leke, por motivi eshte i thjeshte dhe jo bumi, eshte se komania Bankers kishte grumbulluar rreth 35.000 o 40.000 fuci nafte gjate nje viti dhe priti momentin kur cmimi i naftes u rrit, qe ishte korriku i ketij viti, dhe keto fuci nafte jane eksportuar nga vlora pergjate 3 diteve, cmimi i shitjes ishte rreth 78$ per fuci qe do te thote rreth 32milion$ shitje. I njejti standart ndiqet dhe nga kompanite minerare te cilat presin periudha te ndryshme te vitit, ose edhe periudha me shume se 12 mujore per te shitur Mineralet e ndryshme. Pra kemi te bejme nje rritje te produkteve te naftes qe ne krahasim me vitin e kaluar eshte 2 a tre fishuar, prodhimet minerare, me pak fjale prodhimet e tjera, duke filluar nga energjia elektrike(sic lexohet me siper) etj eksportet kane rene ndjeshem. Nqs do te behej nje krahasim 6 mujor janar-qershor 2011 me te njejten periudhe te 2010 do te shihet renia e ndjeshme. Mjafton nga 25miliard leke(qe jane afersisht 25milion$) kemi nje renie qe varion nga 5-10milion$ apo mos me te madhe.</p>
Ky eshte nje kontroll shume
<p>Ky eshte nje kontroll shume me i qarte i fakteve se ai me siper. gjithmone e kam vrare mednjen pse dikush nuk i hyn serizoisht kesaj perralles se eksporteve. Eshte kaq e thjeshte.</p>
Informacionet si i
<p>Informacionet si i komentuesit me emrin "Tiku" janw me se te mirepritura ne kete faqe.</p>
Nje gje bej cudi pertej
<p> Nje gje bej cudi pertej faktit se raportimet jane fasada e rradhes e kryeministrit aktual i cili eshte pjese e po atij sistemi ku koordinohet edhe kandidati juaj potencial kryeministror. Perse mineraret dhe hidrokarburet nuk duhet te konsiderohen si zera eksporti? Mos keni gje utopine se kur te vije Rama ne pushtet do te ulen keta zera dhe do te shtohen zerat "lesh deleje" apo "bri dhish". Eshte e pamundur te kerkosh rritje te eksporteve agrikulturore per vete menyren e organizimit aktual te bujqesise. Prodhimi vendas vlen per te ulur deridiku kostot per konsumatorin shqiptar dhe jo per ndonje ekspansion ne tregjet nderkombetare. Me vjen cudi qe Berishen e godisni per cdo zanore qe nxjerr nga goja kurse vizionin letargjik te kandidatit kryeministror te enderrave tuaja e lini te gerrhase ne menyre te paturpshme. Kesisoj po rreshkisni nga aspirante te nje demokracie te kulluar ne te goditur nga patollogjia e Berishofobise. </p>
Add new comment