Filmi i regjizores A. Jolie për luftën në Bosnjë irriton serbët

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 06:10

Protestuesit në Serbi po tentojnë të ndalojnë së shfaquri filmin e regjizores Angelina Jolie mbi luftën civile në Bosnjë, sepse nuk u pëlqen mënyra sesi ajo portretizon serbët. “In the Land of Blood and Honey”, filmi ku Jolie debuton si regjisore, rrëfen romancën mes një ushtari serb e një vajze boshnjake myslimane gjatë luftës civile në ish-Jugosllavi në vitet ’90; serbi takon ish të dashurën e vet boshnjake myslimane në një kamp skllavesh seksi.

Filmi ka irrituar serbët, të cilët kërkojnë që ai të ndalohet në kinematë serbe. Një shoqatë serbe veteranësh e ka hedhur në gjyq në Illinois, gjyq që mund të transferohet në një shtet tjetër, përderisa palët janë nga Kalifornia, Bosnja dhe Kroacia.

Kërkesa për ndalimin e filmit, për më tepër në zona të infektuara me propagandë dhjetëra vjeçare, është një shenjë e qartë që marrëdhëniet e popujve të Ballkanit me historinë e tyre janë ende krejt komplekse dhe se toleranca dhe shoqëria e hapur janë koncepte të sforcuara nga dëshira për t’u integruar me doemos në Evropë.

K.C.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.