Dy premtime të guximshme të PS-së

Deri dje, kur u bë publik i plotë draft-programi i PS-së, është diskutuar gjerë në media vetëm për propozimin e saj për një taksim progresiv të konsumit dhe të ardhurave (ulje e TVSH-së për produkte e shërbime jetike, dhe tatim mbi të ardhurat sipas parimit “Kush fiton më shumë, paguan më shumë”). Me bërjen publik të programit, katër anëtarë të Asamblesë Socialiste, Ethem Ruka, Arben Malaj, Bashkim Fino dhe Erion Veliaj diskutuan në Top Story të Sokol Ballës rreth propozimeve të tjera të programit të PS-së.
Spikatën gjatë diskutimeve dy premtime të guximshme të PS-së, të cilat i shpalosi Erion Veliaj. “A e mbani mend si ishte rruga përgjatë Lanës në vitin 2000?” – pyeti ai. Dhe më pas tha se, pas ardhjes së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, u hoqën 15 mijë ton inerte e plehra nga Lana, dhe në 100 ditët pas ardhjes së PS-së në pushtet, do të pastrohen njësoj të gjitha rrugët dhe plazhet e Shqipërisë nga të gjitha rrangullat e plehrat. Për këtë, tha ai, do të caktohet një kryeinspektor i pastrimit të territorit, me autoritet për të përdorur të gjithë forcat e shtetit, i ngjashëm me Carin e Luftës Kundër Drogës në SHBA.
Më tej, Veliaj dha shembullin e një ferme moderne në Xarë të Sarandës. Brenda katër vjetëve nga ardhja e PS-së në pushtet, tha ai, qeveria, në bashkepunim me partnerët ndërkombëtarë, do t’i përhapë ferma të tilla në të gjithë territorin bujqësor. Dhe për thithjen e produkteve bujqësore do të stimulojë ndërtimin e tregjeve me shumicë, si ato që ka financuar Banka Botërore në Lushnje dhe Fier.
E.Zaloshnja
Comments
Edhe njehere.Kur e pyeten nje
<p>Edhe njehere.Kur e pyeten nje turist kozmik se c'fare dallohej ne toke nga hena?Ai u pergjigj;-Muri Kinez dhe Erion Velia?!?!</p>
Add new comment