Duket se kryeministri ka nevojë për pak relaks konvaleshent

Postuar në 11 Tetor, 2011 04:18

Kryeministri Berisha është dalluar kohët e fundit për një numër lapsusesh e gafash, të cilat kanë qenë më të shpeshta e më të bujshme se sa herë të tjera. Dje ishte në Rrajcë, dhe aty tha atë frazën surreale: Punoni që të krijoni të ardhura për familjen time! Po aty ngatërroi dhe emrin e kryetarit të komunës, që e kish në krah: nga Haxhi e bëri Selami. Ndërsa para ca kohësh, në një veprimtari të organizuar nga Ambasada Amerikane ai tha “21 janari” në vend të thosh “11 shtatori”, e më pas në të njëjtën veprimtari, iu drejtua ambasadorit me fjalët “zoti President”, e u kap nga një shushatje e çuditshme, të cilën e kaloi me justifikimin: më falni, jam pak i emocionuar sot. Mirëpo të gjithë e dinë se së pari ngjarja nuk ishte nga ato që të jepte emocione (ish 10 vjetori i atentatit terrorist mbi Kullat binjake), e së dyti Berisha nuk i njeh inhibicionet emocionale.

Duket se më shqetësuese se këto situata gjysmë argëtuese janë ca kontradikta logjike në arsyetimet e tij. Të fundit e kish veçuar Skënder Minxhozi në shkrimin e tij për gazetën Shqip me titull ‘Sezoni i askundit’. Para tri ditësh, ai e akuzoi opozitën si shkaktare të refuzimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat, e në të njëjtin tubim përurues, pak sekonda më pas, ai iu drejtua opozitës: s’do mundni kurrë ta pengoni integrimin e Shqipërisë në Europë. Fiu, fiu!

E.G.

Comments

Submitted by anila (not verified) on

<p>I ka ardhur fundi, me ne fund. Por shqetesohem per demet qe do te beje deri sa te zhduket nga faqja e dheut ne kete agonine qe sapo ka filluar ...</p>

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Na eshte lodhur shume &quot;i miri&quot; !!!!&nbsp; Ne pension del vet ,&nbsp; apo e nxjerrin te tjere ?!...Gjynah!!! &quot; Marte nga ditet tona !&quot;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.