Diplomatët amerikanë dinë të analizojnë

Ambasada amerikane nuk ka munguar të regjistrojë faktin që, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Berisha nisi “një sulm të përqëndruar kundër institucioneve të shtetit shqiptar”. Dhe e ka shpjeguar këtë fakt në mënyrë analitike. Ish-ambasadori Withers ka rreshtuar më shumë se një arsye në këtë mes. “E para lidhet me zërat, se hetimet mbi ngjarjen e Gërdecit do të implikojnë djalin e tij”, thotë ai. Vini re: është momenti, kur përfshirjen e djalit të kryeministrit në tragjedinë e Gërdecit e bazon tek zëra që flasin. “Së dyti, kryeministri shqiptar kërkon të forcojë pushtetin në duart e tij për shkak të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, të cilat – kjo lihet të nënkuptohet – ai mendon t’i fitojë edhe me ndihmën e këtyre institucioneve. “Së treti, ai mendon se, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e ka hipotekuar një mbështetje të mirë ndërkombëtare”, gjë që – ky merret me mend si përfundim – mund ta ketë inkurajuar në adoptimin e këtyre praktikave anti-institucionale.
Analizë e mirë, s’ke ç’thua. Duket se kanë lënë mënjanë veç një element: 1. Projekti për të sulmuar e marrë nën kontroll institucionet nuk fillojnë me Gërdecin; përkundrazi, janë një konstante e veprimtarisë së tij politike.
Re.Pu.
Add new comment