Ceremonia mortore e Ramiz Alisë ndan socialistët

Ilir Meta e Fatos Nano ndahen me Edi Ramën edhe në raport me një pjesë të trashëgimisë së të majtës shqiptare, Ramiz Alinë. Kjo u konfirmua sot gjatë ceremonisë së varrimit të ish-Presidentit të fundit komunist të Shqipërisë i cili është përcjellë me një ceremoni gjysmë zyrtare në prani të familjarëve, dashamirësve, por edhe një pjesë poltitikanësh. Ndër socialistët janë parë anëtarë të asaj që konsiderohen si ‘Gardë e Vjetër’ e PS: Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi e Namik Dokle. Radhës së të majtëve i është shtuar edhe ish-kryetari socialist Fatos Nano, një prej të zgjedhurve të Ramiz Alisë për të reformuar Partinë e Punës e për ta kthyer në një Parti Socialiste europiane. Ka marrë pjesë edhe kryetari i LSI-së Ilir Meta, i cili ka qenë forca shtytëse pas vendimit të qeverisë që Alisë t’i rezervohej një ceremoni nga shteti. Historiani Pëllumb Xhufi, ish-anëtar i LSI-së tashmë i kthyer në kampin socialist ka qenë gjithashtu i pranishëm. Në ceremoninë mortore të Alisë nuk ka marrë pjese kryetari aktual i Partisë Socialiste Edi Rama dhe as ndonjë prej ‘klubit’ të afërt me të që mbahen si përfaqësues të një fryme të re socialiste.
H.B.
Comments
Epo Rama dhe klubi i tij do
<p>Epo Rama dhe klubi i tij do kene qene te zene duke bere hartimin e letres per Withersin. </p>
Epo Rama dhe klubi i tij do
<p>Epo Rama dhe klubi i tij do kene qene te zene duke bere hartimin e letres per Withersin. </p>
Epo Rama dhe klubi i tij do
<p>Epo Rama dhe klubi i tij do kene qene te zene duke bere hartimin e letres per Withersin. </p>
Add new comment