Biberaj: Po, Topi do krijojë një parti të re

Postuar në 24 Tetor, 2011 03:19

Aleksandër Biberaj, në një intervistë për Gazetën Shqiptare, bën një pohim më të qartë se të tjerët përpara tij lidhur me krjimin e një partie të re të pozicionuar “në qendrën e djathtë” e të udhëhequr nga Bamir Topi. Vetë ky i fundit e ka lënë të nënkuptohet nëj ide të tillë (duke mos e përjashtuar si mundësi), ndërsa Biberaj na bën me dije se një projekt i tillë egziston e do të vihet në jetë shumë shpejt. Madje, ai duket sikur do të përcjellë idenë që puna ka filluar.

Ish-deputeti i PD-së thotë se krijimi i një partie të re të djathtë “nuk është vetëm detyrë imediate, por dhe një angazhim qytetar, intelektual, fisnik dhe patriotik, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”. Dhe kjo e djathtë e re – këtu ai ndez motorrët elektoralë – do të afirmohet si forca e parë politike në zgjedhjet e ardhshme.

Nuk besohet se Biberaj flet në titull personal, e në këtë kuptim, bien supozimet apo parashikimet e Mustafajt, Oketës, e ndonjë tjetri, që kanë parë si mundësi edhe rikthimin e Bamir Topit në PD, ku ai mund të përpiqet të konkurojë nga brenda leadership-in e Berishës. Është e vërtetë që egziston kjo mundësi në teori, por në praktikë gjasat janë të pakta. Biberaj ua prêt rrugën këtyre hamendjeve, sidoqoftë. Tash e tutje do të flitet veç për një variant: Bamir Topi do të krijojë një partie të re pas përfundimit të mandatit presidencial.

E.G.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

<p>Topi eshte me merite politikani me popullor ne Shqiperi. Nuk eshte aspak cudi qe partia e kryesuar prej tij te zere vendin e salipdlsi qysh ne zgjdhjet e ardhshme. Shqipaeria ka nevoje per nje te dhjathte t vertete, te ndershme dhe mbartese te vlerave tradicionale Shqipetare. Vet si i djatht qe jam, skam as me te voglin dyshim per ke do te votoj nese ky projekt do te realizohet vertet.</p>

Submitted by Aulin (not verified) on

<p>Edhe kjo dihej, nuk ka rendesi te jesh i djath apo majt rendesi ka per ke voton. Ca ne Vlore ca ne Tirane thote kenga.</p>

Submitted by luani (not verified) on

Topi dhe partia e tij jane e vetmja mundesi reale per nje zhvillim te se djathtes ne Shqiperi. Te shikojme nese shqiptaret do jene aq inteligjente sa ta kuptojne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.