Bashar Assad çudit dynjanë: Vrasjet i ka bërë ushtria pa urdhërin tim

Presidenti sirian Bashar Assad ka pranuar t’i japë një intervistë gazetares Barbara Walters të kanalit televiziv ABC. Është e para intervistë për një televizion amerikan gjatë nëntë muajve të fundit, në harkun e të cilëve është kryer një plojë e vërtetë në vendin e tij. Numri i protestuesve të vrarë prej forcave siriane të sigurisë ka arritur shifrën 4 mijë. Protestuesit janë ngritur kundër regjimit, dhe Presidenti është kreu absolut i këtij regjimi. Dhe përgjigjja e tij përballë këtij fakti të nënvizuar prej gazetares ishte prej burracaku. “Nuk janë forca të komanduara nga unë; janë forcat e ushtrisë; dhe ato nuk janë nën hyqmin tim; unë jam thjesht president, e jo padron, i vendit”. Në të vërtetë, Presidenti është dhe komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, dhe në këtë kuptim, ushtria është de facto e de jure nën komandën e tij. Përveç kësaj, gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk është dëgjuar në asnjë rast të distancohet nga dhuna vrastare e forcave ushtarake apo policore. Përkundrazi, gjatë gjithë kohës ka qenë zëri i vetëm i regjimit, që ka justikuar këtë dhunë. Ndërsa tani synon të fajësojë të tjerët.
Kështu ndodh pothuaj gjithnjë. Vjen një moment që të gjithë diktarorët shndërrohen në burracakë, e nuk kanë kurajo të marrin përsipër urdhërat e veprimet e veta.
M.N.
Comments
" Bashar Assad çudit dynjanë:
<p><strong>"</strong></p><h1 property="dc:title"><strong>Bashar Assad çudit dynjanë: Vrasjet i ka bërë ushtria pa urdhërin tim" - "Natyrisht!?!?"</strong></h1>
Add new comment