Çili për marrëdhëniet gazetar-botues, dhe reagimi i Ballës

Postuar në 23 Tetor, 2011 03:09

Henri Çili, administratori i Universitetit Europian të Tiranës, shtëpia botuese e të cilit UET Press sapo ka botuar librin e gazetarit Sokol Balla "Fjala e lire, sfidë europiane", ka hedhur një tezë cinike, por edhe me vlerë debati në parathënien e librit në fjalë. “Për sa kohë që mediat, në pjesën më të madhe të ndërmarrjes së tyre, nuk e mbështesin veten financiarisht, pse duhet që të ketë konflikt mes botuesve dhe kryeredaktorëve?”, pyet Çili. Sigurisht, ai e shtron në formë pyetjeje, por hedh megjithatë farën e një debati për botën mediatike duke qenë se edhe vetë është botues i së përditshmes MAPO. Pra, a duhet të ankohen gazetarët për ndërhyrjet a atyre që i mbështesin financiarisht mediat, kur puna e tyre nuk përkthehet me vlerë në tregun e shitjes? Sokol Balla i është përgjigjur tezës së Çilit gjatë promovimit të librit duke thënë se libri i kushohej fëmijëve të tij, "të cilët kanë nevojë për rrogën time, por dua që ata të jenë të lirë dhe ata nuk mund të jenë të tillë nëse në vendin e tyre shprehja nuk është e lirë".
H.B.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Henri Cili vertet hedh nje &quot; fare&quot; te mire&nbsp; per diskutim , por nuk eshte ne pozitat e Balles apo te ndonje tjetri si gazetar-firme apo kryeredaktor , por eshte ne piedestalin e Frangaj -pronar - gazetar ,qe ka dhe gurin dhe arren , dhe &quot;tallet&quot; me ne se i &quot;digjet xhani&quot; per liri shtypi...Neqofte se Cili ne rradhe te pare do i drejtohej vetes para femijeve do te me pelqente ...ISOKRATI&nbsp; , filozofi i lashte grek , tek vepra &#39;&#39;Keshilla per Demonikun&quot; (djli i nje miku te tij ) thekson : &quot;...njeriu i mire duhet te tregoje qe me shume eshte per t&#39;u besuar <em>karakteri</em> i tij ,se sa <em>beja</em> qe ben .&quot;</p>

Submitted by aliu (not verified) on

<p>Financimi i librit te Sokol Balles nga ana e CILIT &nbsp;dmth e Berishes .Tregon se si jepet Kulaci per tu mbyllur gojen analisteve kritike te qeverise .Une mendoj se Sokol balla ka nevoje per para per femijet e tij por duhet te kete nevoje per me shume dinjitet si person .Me vjen keq per SOKOL BALLEN</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.