Vlorë, vrasësi me pagesë i Konomit, mblidhen pamjet filmike

Postuar në 23 Shtator, 2011 01:43

Vrasës me pagesë janë dyshimet e para që ekpertë të policisë kriminale kanë mbi ekzekutorin e mundshëm të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën nga një shpërthim i fuqishëm në makinën e tij, dy javëve më parë në qytetin e Vlorës.

Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm zbardh dhe dyshimet mbivrasësin e gjyqtarit vlonjat, vendin ku ekzekutori mund të ketë kryer krimin dhe shkaqet.

Dyshohet që ekzekutori të ketë qenë në vendin e ngjarjes dhe se bëhet fjalë për vrasës me pagesë.

Burime zyrtare nga organi hetimor pohojnë se dy prokurorë të Krimeve të Rënda kanë caktuar një oficer të policisë gjyqësore që të sekuestrojë kasetat dhe pamjet që kanë lidhje me ekzekutimin makabër të 33- vjeçarit Konomi.

Mësohet se se për zbardhjen e ngjarjes së 9 shtatorit janë angazhuar specialistët më të mirë.

Marrë nga balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.