Virozat, 300 raste në ditë. Kërkohet shtim mjekësh në urgjencë

I ftohti i ditëve të fundit ka rritur dhe numrin e të vegjëlve me viroza. 300 vizita çdo ditë kryehen vetëm në urgjecën e pediatrisë në QSUT. Prindërit të shqetësuar kërkojnë më shumë kushte, pasi u duhet të qendrojnë në rradhë për orë të tëra për të vizituar fëmijët. Ata apelojnë për më shumë pediatër në shërbimin e urgjencës.
Edhe mjekët e poliklinikave të vendit po përballen me dyfishin e vizitave, me rreth 30 deri 40 të tilla në ditë. Ata këshillojë prindërit të mos konsultohen me faramcistët për mjekimin e virozave.
Ditë e fundit bluzat e bardha kanë vënë re se shumë prindër paraqiten me fëmijët e tyre vetëm pasi u kanë nisur mjekimin dhe pa u konsultuar më parë me mjekët.
Albanian Screen
Add new comment