Vidhte energjinë elektrike, në pranga Drejtori i Spitalit të Peqinit.

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 12:22

Drejtori i Spitalit të Peqinit është arrestuar në flagrancë ditën e sotme pasi akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike. 56-vjeccari Dashamir Malkja me profesionin mjek, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe biznesin e tij në kuadër të operacionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit, u konstatua se kishte vjedhur energjinë elektrike nëpërmjet një lidhje të paligjshme.

56-vjeçari kishte ndërhyrë në matësin e energjisë për banesën, farmacinë dhe klinikën dentare.
 
Malkja është shoqëruar në komisariatin e policisë së Peqinit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.