Vëzhguesit e Ligës Arabe nuk e ndalin masakrën në Siri

Nuk rreshtin sulmet në Siri në Homs edhe më mbërritjen e vëzhguesve të Ligës Arabe. Megjithë premtimet bërë Lidhjes Arabe udhëheqja siriane ka vazhduar shtypjen me forcë të protestave. Një ditë para afatit të shqyrtimit të situatës nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ushtria përdori përsëri tanket në bastionin e kryengritësve Homs.
Si pasojë e dhunës së ushtruar kanë humbur jetën 31 vetë. Trupat qeveritare qëlluan për të tretën ditë me rradhë pjesë të qytetit Homs, e pikërisht në lagjen Baba Amr, ku jetojnë mbështetësit e opozitës e ku vëzhguesit nuk kanë mbërritur ende. Sipas krerëve të opozitës në Ekzil, vëzhguesit mbëtën në fakt të burgosur të sistemit sirian të qeverisjes.
Rreth 50 vëzhgues të Lidhjes Arabe shqyrtojnë si presidenti Bashar al-Assad do të tërheqë trupat nga qyteti i tretë për nga madhësia i vendit, ashtu siç ishte premtuar. Deri tani udhëheqja siriane përjashton një raportim ndërkombëtar dhe akuzon kundërshtarët për terrorizëm. Assad ra dakord për misionin e vëzhguesve vetëm pasi Lidhja Arabe kishte kërcënuar se do ta kalonte çështjen në Këshillin e Sigurimit.
Ndërkohë mbetet ende në fuqi urdhëri i lëshuar nga Damasku zyrtar që pengon aksesin mediave të pavarura duke e bërë edhe më të vështirë verifikimin e informacioneve mbi konfliktin e armatosur.
Albanian Screen
Add new comment