Tiranë, INUK sot aksion te Komuna e Parisit, Shallvaret e NSHRAK-u.

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 07:48

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon punën për prishjen e objekteve pa leje në Tiranë, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
 
Ditën e sotme, aksioni i INUK është i përqëndruar në tre zona si "Komuna e Parisit", "Shallvaret" dhe NSHRAK-u. Sipas INUK gjatë javës do të ndërhyhet edhe tek zona e Drejtorisë së Policisë, në rrugën “Myslym Shyri” si dhe në zonat periferike të kryeqytetit.
 
Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe do të vijojë përgjatë gjithë ditës. Deri më tani nuk janë raportuar konflikte nga ana e pronarëve apo e banorëve. Madje nga ana e tij INUK ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë treguar gadishmëri për bashkëpunim.

Prej kohësh INUK vijon ndërhyrjet në kryeqytet me qëllim prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.