Terrorizmi, Franca në alarm pas sulmit në shkollën hebraike

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka vënë rajonin jugperëndimor të Francës në nivelin më të lartë të terrorizmit, pas sulmeve të një dite më parë në një shkolle hebraike, ku u vranë 4 persona, mes të cilëve 3 fëmijë.
Sipas Sarkozy, duket qartë se ngjarja në Tuluz ka qenë e natyrës anti-semitike. Autoritetet besojnë se atentatori i djeshëm është i njëjti person që vrau tre ushtarë francezë javën e kaluar.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka quajtur vrasjet “të neveritshme” ndërsa autoritetet izraelite kanë njoftuar se katër viktimat do të varrosen në Izrael, në përputhje me dëshirën e familjarëve të tyre. Vendet evropiane, Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar ashpër vrasjet.
Ballkanweb.com
Add new comment