Statusi kandidat, Rumania: Do bllokojmë Serbinë

Postuar në 24 Shkurt, 2012 04:53

 

Rumania duket e vendosur të bllokojë Serbinë nga marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Mediat serbe bëjnë të ditur se nëse Beogradi nuk ndërmerr masa konkrete për të përmirësuar pozitën e pakicës vllahe, qeveria në Bukuresht do të kthehet në pengesë për Beogradin zyrtar.  "Rumunët kanë paralajmëruar bllokimin e kandidaturës për shkak të çështjes vllahe",-citon 'Danas' zyrtarët në Beograd, të cilët kanë thënë se do të nisin urgjentisht bisedimet me shtetin fqinj. Dhjetorin e kaluar, Komisioni Europian shtyu vendimin për kandidaturën e Serbisë, duke i kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.  Rumania është një nga pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk e kanë pranuar ende pavarësinë e Kosovës. Së bashku me të radhiten Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.