Standard &Poor's, ulet vlerësimi për Francën, por jo për Gjermaninë e Holandën

Postuar në 13 Janar, 2012 12:42

Agjencia e vlerësimit financiar Standard & Poor's vendosi t'i heqë Francës vlerësimin maksimal me tre A, por mbajti të pandryshuar vlerësimin më të mirë për Gjermaninë, Holandën dhe Luksemburgun, njoftoi sot AFP-në një burim qeveritar. 

"Franca humbi vlerësimin me tre A", bëri të ditur ky burim i cili preferoi të mbetej anonim, duke shtuar se disa vende të tjera pa dyshim do të kenë të njëjtin fat. 

Agjencia e vlerësimit financiar Standard & Poor's vendosi sot të ulë me një shkallë vlerësimin për borxhin afatgjatë të Francës, nga AAA në AA+, njoftuan sot AFP-në dy burime evropiane. 
"Ulja e vlerësimit nga Standard & Poor"s është me një shkallë", bëri të ditur një nga këto burime, ndërkohë që agjencia e vlerësimit kërcënoi në dhjetor me uljen e vlerësimit të Francës me dy shkallë. 

Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda vazhdojnë ta mbajnë këtë vlerësim maksimal. Sipas burimit, agjencia informoi qeveritë për vendimin. 
Ulet vlerësimi për Francën, ulet dhe Euro 
Euroja ra ndjeshëm sot pasdite përballë dollarit, duke arritur nivelin e saj më të ulët që prej gushtit 2010, pas informacioneve për një ulje të afërt të vlerësimit për vende të zonës euro dhe sidomos të Francës. 
Rreth orës 15:20 GMT (16:20 në Paris), euro ra në kuotën 1,2638 dollarë, duke shënuar kështu nivelin e saj më të ulët që prej më tepër se 16 muajve, ndërkohë që ishte 1,2816 dollarë dje rreth orës 22:00 GMT. 
Euroja ra përballë valutës japoneze, në 97,20 jenë kundrejt 98,38 jenë një ditë më parë. 
Pas një rritjeje të dukshme dje falë emetimeve qetësuese të obligacioneve në Itali dhe Spanjë, euroja e zbuti rënien sot me rezultatet e paqarta të një emetimi të ri të Italisë. 
Por, rënia është thelluar pasdite, pas monedha unike ra ndërkohë që u fol për një ulje të vlerësimit financiar në zonën euro. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.