Sot gjyqi ndaj Metës, pritet të paraqiten 3 ekspertët

Gjykata e Lartë do të zhvillojë sot seancën gjyqësore të rradhës ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta në lidhje me video-përgjimin e publikuar kohë më parë në media.
Në seancën e sotme që do të zhvillohet në orën 12:00 pritet që të paraqiten tre ekspertët që do të vendosin edhe vazhdimësinë e këtij gjyqi, ku Meta akuzohet për korrupsion pasiv.
Në seancën e kaluar janë emëruar tre ekspertët shqiptarë, Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri të cilët do të ekspertojnë video-përgjimin Meta-Prifti.
Tre pedagogët në fushën e Elektronikës dhe të Informatikës do të jenë ata të cilët do të nxjerrin rezultatet përfundimtare të video-përgjimit Meta-Prifti, ku pikërisht ky ekip është edhe “thembra e Akilit” në gjyqin, që zhvillohet në Gjykatën e Lartë ndaj ish zv/kryeminitrit dhe ish ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta.
Gjithashtu në seancën e kaluar relatroi i çështjes Ardian Dvorani ka rrëzuar edhe një tjetër kërkesë të Prokurorisë, e cila kishte kërkuar që të vazhdojnë seancat me pyetjen e dëshmitarëve dhe jo me ekspertët, por nuk është pranuar nga organi suprem.
Gjithashtu nuk u pranua as kërkesa e avokatëve, për të qenë pjesë e grupit të ekspertëve, një ekspert italian dhe as e prokurorit Bujar Sheshi, për të qenë pjesë e këtij grupi edhe eksperti amerikan që e ka bërë një herë këtë ekspertim.
Marrë nga ora-news.com
Add new comment