Sondazhet: Putin fitues në zgjedhjet e 4 marsit

Kryeministri rus, Vladimir Putin e ka thuajse të sigurtë postin e presidentit teksa sondazhet e fundit tregojnë se ai do të marrë 59.9 për qind të votave. Që të shmangë një raund të dytë, ai duhet të marrë vetëm 50+1 për qind, megjithatë duket se fitorja do të jetë bindëse. Lideri i Komunistëve, Gennady Zyuganov, që pritet të dalë i dyti merr 15.1 për qind. Miliarderi rus, Mikhail Prokhorov ka fituar pikë në sondazhe, megjithatë renditet i treti me 8.7 për qind. Pas tij me 7.1 për qind ndodhet ultranacionalisti, Vladimir Zhirinovsky. Votimi ka nisur tashmë në rajonet e largëta në pjesën lindore të vendit, ku aksesi është i vështirë dhe I kufizuar.
Albanian Screen
Add new comment