Slloveni, referendum për adoptimet nga homoseksualët

Sllovenia do të shkojë në referendum për ndryshimet në Kodin e Familjes që i garantojnë më shumë të drejta çifteve homoseksuale, përfshi edhe një normë mbi adoptimin e limituar të fëmijëve. Referendumi do të zhvillohet më 25 mars. Kështu vendosi parlamenti slloven pasi Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën për referendum. Ligji, i votuar në parlament 6 muaj më parë, prezanton një të drejtë të re familjare, duke rregulluar edhe tutelën e minorenëve dhe të familjeve me një prind.
Albanian Screen
Add new comment