Shkodër, shemben fasadat e banesave. Një kalimtar merr plagë të rënda në kokë

Postuar në 19 Nëntor, 2014 06:00

Reshjet e dendura të një nate më parë kanë paraqitur probleme në Shkodër, e veçanërisht në zonën e NënShkodrës. Nga stuhitë e motit të keq janë shembur fasadat e disa banesave duke u kthyer në një rrezik për banorët.

Shembja e fasadës në “Gjuhadol” në qytetin e Shkodrës ka rrezikuar jetën e kalimtarëve, pasi fasadat u kanë rënë mbi koka. Pasditen e së martës, fasada e shembur ka zënë një kalimtar i cili ka marrë plagë të rënda në kokë, ndërsa është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përballë kësaj situate banorët e Gjuhadolit i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë për rikonstruksionin e këtyre objekteve pasi rrezikohen jo vetëm banorët e zonës, por edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë zonë.

Shirat dhe lagështira janë elementët kryesorë që po ndikojnë në shembjen jo vetëm thjesht të këtyre fasadave dhe dëmtimit të banesave, por bashkë me to edhe të një pjese mjaft të rëndsishme të vlerave kulturore dhe historike të Shkodrës.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.