Shkeljet, policia e Tiranës 7 mijë gjoba për një javë

Policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për median shpreh shqetësimin për shkelje të dukshme të kodit rrugor dhe sidomos në kryeqytet nga ana e drejtueseve të automjeteve.
Sipas policisë së Tiranës gjatë javës së fundit janë vendosur rreth 7 mijë masa administrative, shumica e të cilave për tejkalim të shpejtësisë, parakalime të gabuara, parkime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë bën me dije, krahas sensibilizimit për respektimin e rregullave në fushën e qarkullimit rrugor do të vazhdojë ndëshkimin e përdoruesve të rrugës, të cilët kryejnë shkelje administrative në këtë fushë.
Ballkanweb.com
Add new comment