Rreziku i internetit, 94 % e fëmijëve jetë virtuale

Postuar në 07 Shkurt, 2012 06:07

Interneti sot shihet si një nga shpikjet më të mira të teknologjisë për zgjidhjen e shumë punëve në një kohë tepër të shkurtër e me një kosto edhe më të ulët, por krahas tendencave pozitive, problematike gjithnjë e më shumë po bëhet përdorimi pa kriter i internetit nga fëmijët e të rinjtë. Autoritetet e Ministrisë së Arsimit thonë se nevojiten masa urgjente për reduktimin e këtij fenomeni, por edhe për ngritjen e strukturave që do të merren me kontrollin se si do të zbatohen këto masa. Ndërhyrjet do të fillojnë veçanërisht në shkolla, aty ku dhe problemet janë më të mëdha.

"Janë vendosur një sërë kërkesash në kontratat e reja për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së komunitetit të nxënësve dhe mësuesve gjatë orës së mësimit gjatë punës së pavarur, dhe gjatë punës kërkimore. Sipas kontratës do të ofrohet gjithashtu filtrimi i përmbajtjes sipas kërkesave të MASH, për të ndaluar nxënësit e mësuesit që të aksesojnë përmbajtje jo edukative, që do të mundësojmë bllokimin e adresave problematike të cilat ofrojnë përmbajtje ofenduese apo fyese për nxënësit", tha Halit Shamata, zv. ministër i Arsimit.

Nga të dhënat që raportojnë operatorët celularë, rreth 94 përqind e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç e përdorin rregullisht internetin dhe janë një kontigjent në risk nga përdorimi i tepërt i tij. Gjatë një bisede me aktorë të ndryshëm të interesuar rreth përdorimit të tij, u ra dakord që të ngrihet një komitetet mbikëqyrës për reduktimin e rrezikut që sjell interneti tek fëmijët e të rinjtë.

 

Edlira Sulejmani

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.