Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë të shpallur gati një vit më parë nga gjyqtari Agim Bendo, i cili penalizoi Top Channel me gjobën 400 mijë euro pas transmetimit të investigimit të emisionit 'Fiks Fare' ndaj ish-deputetit dhe ish-ministrit Ylli Pango që kërkonte favore seksuale në shkëmbim të vendeve të punës në ministri.
Ky vendim u dha nga treshja gjykuese me relatore te ceshtjes gjyqtaren Flutura Skenderi dhe anetare te trupit gjyqesor, Ilir Toska dhe Astrit Kalaja. Gjyqtarja Flutura Skenderi deklaroi ne shpallje te vendimit se ky vendim, qe i perket 2010 rrezohet dhe ceshtja ridergohet serish Gjykatës së Tiranës për rigjykim më një tjetër trupë gjyqësore.
Ky vendim do te thote se duke qene se ne procesin e pare gjyqsor ne te cilin Bendo gjobiti Top Channel nuk u ndoqen hapat qe duhet te ndiqeshin gjate nje shqyrtimi gjyqesor, tani qe ceshtja rikthehet ajo do t'i nenshtrohet nje hetimi te plote gjyqesor.
Në mars të vitit 2009 emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi faktin se si nje anetar i Keshillit te Ministrave, asokohe ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango abuzoi me detyren e tij.
Permes kamerave te fshehta, “Fiks Fare” tregoi se si ministri tentoi te perfitoje seksualisht nga nje vajze e re qe kerkonte te fillonte pune ne MTKRS.Gjate takimit ne shtepine e anetarit te qeverise, ku e reja duhet te dorezonte dokumentat, ministri Pango tentoi te abuzoje me te.
“Kur femra eshte e guximshme, te gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund te hysh tek panairet e turizmit dhe mund te dalesh me roba banjoje. Per kete une kam qejf te shoh ekspozene tende”, deklaroi Pango.
Madje, ministri ka tentuar t’i heqe vajzes edhe kemishen qe kishte veshur, pavaresisht kundershtimeve te saj. “Ti do ta heqesh per te tjere, si te mos e heqesh per mua? Po nuk u mesove me mua i bie qe...”, ishin disa nga fjalet e tjera te Pangos.Ne kembim te favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punes vajzes. “Ti do te jesh prane meje ne panaire dhe do te kesh rroge te mire”, eshte shprehur Pango.
Menjehere pas transmetimit te skandalit, kryeministri shkarkoi Pangon nga detyra dhe po ashtu vendimi u dekretua shume shpejt nga presidenti. Lidhur me kete ngjarje reaguan politikane te majte e te djathte, gazetare, perfaqesues te shoqerise civile, madje jehona u percoll edhe ne mediat e huaja.
Marrë nga top-channel.tv
Add new comment