Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit

Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor më zyrën, e cila ndodhet në objektin e ri të komunës në lagjen 'Arberia' të kryeqytetit kosovar.
Vrasësi një 50-vjecar nga fshati Dabishevc është dorëzuar vullnetarisht më pas në polici. Sipas dëshmitarëve, vrasësi është një mësues biologjie, i cili kërkonte postin e drejtorit të shkollës në fshatin e tij.
Policia konfirmoi arrestimin e vrasësit dhe njoftoi se po vijon hetimet në lidhje me motivet e krimit.Në vendngjarje shkuan menjëherë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, Arben Gashi dhe zyrtarë të tjerë. Vrasja ndodhi në një kohë që kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marrë mga Top-channel
Add new comment