Premtonte kontrata biznesi në Shqipëri, lirohet nga akuzat deputeti britanik

LONDER- Komisioneri Parlamentar për Standardet në Britaninë e Madhe ka vendosur të mos hetojë deputetin Mark Pritchard, i cili premtonte kontrata biznesi në Shqipëri, duke përdorur kontaktet e tij. Komisionin, njofton BBC, ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për të nisur një hetim. Pritchard i ka mohuar menjëherë të gjitha akuzat ndaj tij.
Ne nje video, filmuar fshehtas nga nje gazetar qe u prezantua si invetitor i rreme, ai thote se kerkon 3 mije sterlina ne muaj per sherbimet e konsulences dhe 3% per çdo kontrate te lidhur.
Ne bisede e siper, deputeti i sugjeroi gazetarit qe pretendonte se ishte biznesmen se ai duhej te investonte 10 milione serlina per nje grup hotelesh ne Shqiperi, çka nenkupton se ai do te merrte me shume se 300 mije sterlina per investimin ne Shqiperi.
Pritchard, shprehet gjatë bisedës me të, se në Shqipëri ai njihej me kryeministrin, kreun e Bashkisë dhe me kreun e Kuvendit.
Panorama
Add new comment