Parashikimi për vitin 2012, Ekspertët: I vështirë ekonomikisht

Postuar në 02 Janar, 2012 13:52

Viti 2012 nuk do të jetë i lehtë për ekonominë shqiptare. Ekspertët parashikojnë se efektet e krizës do të ndihen më shumë, gjë që do të refletohet me tkurrje të buxheteve familjare dhe ngadalësim të rritjes ekonomike. 

“Një parashikim i tillë është i bazuar në faktin se nuk ka një pritshmëri për një rikthim të ritmeve për rritjen ekonomike përgjatë vitit 2012. Përkundrazi ekonomia shqiptare nuk do mund të rritet më shumë se 1 %, megjithëse qeveria u përpoq të marrë ndonjë masë, masë kursimi do të thoja, nga pikëpamja buxhetore parashikon një thellim të tronditjes së financave publike. Thellim ky që do të shoqërohet me mungesën e shpenzimeve për investime të brendshme, por edhe të investimeve të huaja, të cilat kanë filluar të tkurren që këtë 6-mujor”, pohon ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli. 

“Viti 2012 për opinionin time do të jetë viti i prekjes së dyshemesë së krizës, që do të thotë për opinionin tim, që 3-mujori i parë, 6-mujori i parë i vitit 2012 do manifestojnë këto vështirësi që po lemë pas. Nga ana tjetër viti 2012 nga këndvështrimi i investimeve publike dhe buxhetit të shtetti duket sikur është ambicios, por le të shpresojmë që të gjitha projektet do të realizohen ashtu sic është shpresuar”, thekson eksperti i ekonomisë, Sherif Bundo. 

Kriza e Eurozonës ka përfshirë tashnmë ekonominë e kontinentit të vjetër dhe nuk ka parashikime për një tejkalim të shpejtë të saj. 
Më tepër janë goditur Italia dhe Greqia, dy partnerët tanë kryesorë tregtarë, por njëherazi edhe vendet ku jetojnë pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë. 

 

Aurora Sulçe

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.