Përgjimi i Metës, shtyhet gjyqi

Megjithë kohën prej një muaji një dispozicion të tre ekspertëve shqiptarë për degjimin e eksperzites së video- skandalit Meta-Prifti, doli se konkluzionet e ekspertëve ishin mision i pamundur te shpalleshin këtë të hënë para Kolegjit Penal.
Dhe sic eshte kthyer ne nje tradite per gjyqesorin shqiptar, seanca u shty per te henen e ardhshme. I pranishem në gjykate ishte vetem eksperti Artur Rrahmani, ndërsa dy kolegët e tij mungonin pavarësisht se eksperti tha se ata do të vijnë pak me vonesë në proces.
Qe ne fillim relatori Ardian Dvorani permendi letren e derguar nga ekspertet kur kerkonin ndihme per programin 'raid blocker', si dhe letershkembimin nga prokuroria, e cila kembengul ne kursin e saj per perdorimin e programeve te licensuara.
Me tej eksperti Rrahmani kerkoi t'i vihej ne dispozicion materiali audioviziv i dorezuar ne emisionin 'Fiks Fare' ne funksion te njeres prej 18 pyetjeve te Gjykates se Larte, nese eshte apo jo autentik ky material. Gjykata e Larte e pyeti ekspertin nese e ka kerkuar kete material me heret, Por eksperti tha qe nuk mund ta vinte ne levizje Gjykaten e Larte ne fundjave.
Eksperti Rrahmani tha se per pyetjet e tjera ata jane pergjigjur, por duke qene se nuk i jane pergjigjur vetem nje pyetjeje ekspertiza nuk eshte e plote. Eksperti deklaroi se u duhej kater ore kohe per ta perfunduar kete detyre, por duke qene se mungonin dy koleget e tij, prokurori Bujar Sheshi nderhyri duke ironizuar se kater ore nuk u mjaftonin dy eksperteve te tjere per t'u dale gjumi. Nga ana tjeter avokati i ish zevendeskryeministrit Ilir Meta kerkoi t'u vihej ne dispozicion paraprakisht ekspertiza, ne menyre qe palet te ishin te pergatitura ne seancen e ardhshme. Kerkese kjo qe nuk u mor parasysh se bashku me kerkesen tjeter te avokatit Gezim Veleshnja qe cuditerisht kerkoi pyetjen e deshmitareve derisa te perfundoje ekspertiza.
Top-channel
Add new comment