Nis shlyerja e këstit të tretë për të përndjekurit, 655 përfituesit e parë.

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 14:00

655 ish-të dënuar apo të përndjekur politikë do të përfitojnë këstin e 3 të dëmshpërblimet për vuajtjen që kanë pësuar nën regjimin komunist, bën të ditur Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e cila a publikuar edhe listën e përfituesve.

Këto 655 dosje janë të parat që përfitojnë edhe këstin e tretë  për dëmshpërblimet, që pas rrëzimit të diktaturës.

Por përveçse atyre që përfitojnë për herë të parë këstin e tretë, para ndryshimit të viteve, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka publikuar edhe një listë me 30 përfitues të këstit të dytë gjithashtu edhe emrin e një tjetri ish-të përndjekur i cili ka marrë për herë të parë një pjesë të dëmshpërblimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.