Mjekët me uniforma në rrugë, rrezikojnë pacientët

Postuar në 19 Mars, 2012 04:07

Mjekët dhe infermierët që punojnë në institucionet shëndetësore çdo ditë thyejnë Kodin e Etikës, duke dalë nëpër rrugë me bluzën e bardhë që është uniforma e tyre e punës. Ata i sheh shpeshherë në rrugë jo vetëm me përparësen e bardhë, por edhe me mjetet e tyre të punës që i mbajnë nëpër duar pa asnjë lloj mbulese. Jo vetëm kaq. 
Ata mund t'i gjesh edhe nëpër kafene, duke konsumuar kafe apo duke u takuar me njerëz të ndryshëm, sërish në të njëjtat kushte. Sipas presidentit të Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi kjo shkelje është duke rrezikuar rëndë jetën e pacientëve. Kjo për faktin se bluzat e bardha të mjekëve, të cilët frekuentojnë ambiente nga më të ndryshmet bëhen bartëse të infeksioneve dhe viruseve, ndërkohë që transmetohen lehtësisht në plagët e pacientëve të cilët kurojnë. 

Gjithashtu, ato nxjerrin jashtë ambienteve të spitalit baktere dhe infeksione që mund të merren nga të sëmurët. Për Skënderin, problemi kryesor qëndron tek mjekët dhe infermierët e QSUT-së.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.