Minatorët ndërpresin grevën e urisë, u firmos marrëveshja

Minatorët e Bulqizës pritet të ndërpresin sot grevën e urisë, një ditë pasi përfaqësuesit e nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Tafë Koleci nënshkruan një marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë koncencionare "ACR".
Marrëveshja pritet t'i japë fund protestave maratonë si dhe grevës së urisë e cila dje hyri në ditën e 11-të, sot ishte dita e 12- të
Siç ishte paralajmëruar nga Taf Koleci, sot rreth orës 9:00, nëntë minatorët ndërprenë grevën e urisë.
Mësohet se gjatë takimit të organizuar dje në Tiranë, është rënë dakord që të plotësohen të gjitha kërkesat e minatorëve, përveçse kërkesës për largimin nga detyra të drejtorit të minierës, Medat Zogu. "Unë i përfaqësova minatorët institucionalisht. Gjatë takimit me krerët e kompanisë "ACR" u ra dakord që të plotësohen këto kërkesa: Të ketë transparencë të plotë të investimeve në minierën e Bulqizës (nga niveli 16 në nivelin 20; rritje të pagës neto me 20 për qind; pagim të ditëve të grevës (dy muaj) si dhe përmirësimin e kushteve të minatorëve në punë", - pohoi kryesindikalisti Tafë Koleci. Ndërkohë, ai sqaroi që brenda 5 ditëve paratë do të depozitohen në llogaritë e minatorëve.
I pyetur në lidhje me kërkesën për heqjen e drejtorit Medat Zogu, kryesindikalisti u shpreh se "kjo pikë është lënë e hapur për diskutim dhe do të shihet në bazë të ecurisë së punës. Përgjatë ditëve të grevës që u zhvillua në ambientet e një prej godinave pranë kompanisë koncencionare "ACR", minatorët deklaruan se nuk do të hiqnin dorë nga plotësimi i të gjitha kërkesave të tyre.
Marrë nga balkanweb.com
Add new comment