Lezhë, arrestohen 15 persona për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjatë aksionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjeve të energjisë dhe lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, në Lezhë janë arrestuar 15 persona për periudhën 28 tetor - 7 nëntor.
Sipas policisë së Lezhës, gjatë këtyre ditëve janë janë evidentuar 28 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Ndërkaq, janë proceduar 29 shtetas, ku 15 shtetas janë arrestuar, 4 janë shpallur në kërkim dhe 11 të cilët ndiqen në gjendje të lirë, mes të arrestuarve edhe një faturist i OSHEE.
Gjatë aksionit të OSHEE janë ndërprere lidhjet e energjisë në 169 raste, ndërsa për rrethet Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është arkëtuar një shumë prej 33.158.566 lek.
Nga rastet e evidentuara në 19 raste janë biznese dhe 9 raste konsumator familjarë.
Add new comment