Lame risjell dokumentet e Dhjetorit '90, si mblidheshin të rinjtë.

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 03:18

Një nga ish-studentët e dhjetorit të vitit ’90 ka zgjedhur ta “festojë” ndryshe Ditën Kombëtare të Rinisë. Artan Lame, aktualisht kreu i ALUIZN-it ka sjellë në rrjetin social Facebook disa foto që flasin për mënyrën se si organizoheshin të rinjtë në vitet e fundit të sistemit komunist për të krijuar struktura e para politike.

Fryma e re e ndryshimit që duhet të përçohej tek të rinjtë që shpresonin në rrëzimin e atij regjimi, shpërndahej përmes lajmërimeve të shkruara me dorë, apo në rastet më të mira përmes një shtypshkronje.

“Sipas traditës, sot veteranët e lëvizjes studentore i treguan pionerëve dhe masave punonjëse kujtime nga ditët e zjarrta të revolucionit. Sa u gëzuan pionierët dhe masat punonjëse nga këto kujtime që na tregojnë heroizmin e atyre që sakrifikuan rininë e tyre për ditët e bukura që gëzojmë sot. Thashë të sjell edhe unë, jo kujtime por ca dokumente personale të atyre ditëve plot ëndrra. Me këto s'dua të them që lirinë jua solla unë, jo, atë e gjeta midis jush”, shkruan Lame në rrjetin social Facebook.

Lame ka publikuar dhe një dokument të projektit për statutin e Partisë Demokratike apo edhe dokumente që shfaqnin problemet që do të diskutonin të rinjtë në mbledhjet e asaj kohe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.