Lagarde thirrje BE-së: Luftoni krizën e borxheve

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka kërkuar prej qeverive europiane më shumë vendosmëri në luftimin e krizës së borxheve.
"Ekonomia botërore është në një gjendje të rrezikshme",-tha Lagarde në një intervistë për Jurnal du Dimanche, duke shtuar se në samitin e 9 dhjetorit nuk janë prekur të gjitha temat e rëndësishme. "Ka një krizë besimi në borxhin publik dhe në fortësinë e sistemin financiar",-tha ajo.
Sipas saj, liderët e BE-së duhet të flasin me një zë dhe të veprojnë së bashku. 17 vendet e Eurozonës dhe gjashtë vende të gjera kanë rënë dakord për masat që duhen ndërmarrë për frenimin e borxheve, ndërsa Britania e Madhe i ka refuzuar këto plane.
Albanian Screen
Add new comment