Kreu i KLSH, mazhoranca jep konsensusin për Bujar Leskaj

Grupi parlamentar i PD ka vendosur sot të japë konsesus per kandidaturen e Bujar Leskaj ne postin e kreut te KLSH. Lajmi konfirmohet për News24 nga burime brenda PD
Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit mesditën e sotme me dyer të mbyllura dhe nuk është publike gjatë fjalës së Berishës në fillim të mbledhjes.
Burime brenda grupit PD thanë se kandiatura e Leskaj pritet të votohet në Kuvend. Dekretimi i emrit të Lesksajt u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor. Më 3 nëntor Kuvendi rrëzoi me votat e mazhorancës kandidaturën e Sali Shehut të propozuar nga presidenti.
Zyrtarisht afati për shqyrtimin e kandidatures së Leskaj ka përfunduar që në 8 dhjetor, ndërkohë që Kuvendi nuk ka dhënë ende asnjë version pro apo kundër.
Ballkanweb.com
Add new comment