Korçë, përplasen dy automjete plagoset i mituri, shoqërohet shoferi.

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të mituri është shënuar pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetit juglindor, ku automjeti me targa AA 215 GN me drejtues mjeti U.Jani është përplasur me automjetin me targa AA 356 HV në pronësi të A.Lulo. Për pasojë ka mbetur i plagosur i mituri A.Lulo.
Mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin U.Jani ndërsa ka nisur punën për zbulimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Add new comment