Komisioni Evropian: Kriza ka tkurrur 15% ekonominë greke

Ekonomia greke është tkurrur me 15 % që nga fillimi i krizës, tregon raporti i Komisionit Evropian.
Sipas raportit, në Greqi 9 muajt e parë të vitit 2011 humbën 370 000 vende pune. Numri i të papunëve u rrit në 9,1%.
Rritjen më të madhe të papunësisë në Bashkimin Europian e kishin Irlanda, Greqia, Spanja, Letonia dhe Bullgaria.
Raporti vëren se papunësia në BE në veçanti godet të rinjtë (të moshës 15- 24 vjeç) dhe në shumë vende mesatarisht ka arritur në 22,4%, ndërsa në vende si Greqia dhe Spanja rreth 50%.
Në Greqi, papunësia e të rinjve në muajin nëntor të 2011-s arriti në 48%, që është dy herë më e lartë nga sa ishte dy vjet më parë.
Paralelisht, një rënie prej 9,3 % u regjistrua në vitin 2010 edhe në të ardhurat familjare. Në kufirin e varfërisë jeton 27,7% e popullsisë në Greqi, ndërkohë që kufiri mesatar në BE është 23,4%.
Rreth 5% (nga 19% në vitin 2007 dhe 24 % në vitin 2010) u rrit numri i grekëve që në fund të muajit e kanë të vështirë për të përmbushur detyrimet e tyre financiare.
***
Vendimtar është takimi i sotëm i ministrave të Financave të Eurozonës (Eurogroup), në Kopenhagen, ku do të vendoset edhe për forcimin e fondit të shpëtimit.
Franca dëshiron që të arrijë rreth 1 trilion euro “muri mbrojtës” sic quhet, madje sipas draftit të komunikatës që botoi agjensia Reuters, kapaciteti i kombinuar i kreditimit të fondeve të shpëtimit do të rritet në 700 miliardë euro deri në mes të vitit 2013 dhe ka mundësi për rritjen e kapitaleve në 940 miliardë euro për raste të jashtëzakonshme.
Ministri gjerman i financave, Volfgang Schäuble refuzoi idenë që fondi i përbashkët i mbështetjes së eurozonës të ketë një shumë të lartë prej një trilion euro. Duke përfshirë kreditë e dhëna tashmë për vendete që ndodhen në vështirësi dhe duke shtuar burimet e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit Financiar (ESM) që nga korriku 2012, arrijmë në një mur mbrojtës ndaj krizës së borxhit rreth «800 miliardë euro», u deklaroi gazetarëve z. Schäuble.
Ndërsa ministri francez i financave Francois Barouen tha se “muri mbrojtës është dicka si armët bërthamore në nivelin ushtarak, është i ndërtuar që të mos përdoret, është si frenim».
Ballkanweb.com
Add new comment