KESH: Vështirësi në importin e energjisë, thatësirë në rajon

Postuar në 29 Nëntor, 2011 09:16

TIRANË- Vendin tonë e pret një dimër problematik sa i takon furnizimit me energji elektrike. 

Drejtori i KESH, Engjëll Zeqo duke folur për situatën energjike në vend deklaron se KESH ka siguruar importin e energjisë elektrike vetëm për dhjetorin, ndërkohë ka pranuar se ka vështirësi sa i takon gjetjes së importit, pasi situata paraqitet problematike për gjithë rajonin. 

"Për muajin dhjetor kemi lidhur kontratat për të pasur një import sëbashku me CEZ rreth 17.5 milion kilovat/orë, ku pjesën më të madhe të madhe rreth 13 .5 milion sigurohet nga KESH-i. Sigurisht edhe në sigurimin e importit ka vështirësi, pasi i gjithë rajoni ndodhet në një thatësirë të pazakontë. Dhe kjo ka bërë që të gjithë vendet e rajonit të kalojnë në import",- deklaroi Zeqo. 

Zeqo thekson se edhe në Fierzë rezervat ujore kanë rënë bashkë me prurjet, për shkak të thatësirës. Drejtori i KESH, konfirmoi se kanë nisur procedurat për vënien në punë të  TEC-it të Vlorës, por sipas tij duhet siguruar lënda e parë djegëse për TEC-in. 

"E bëjmë këtë shkallë të lartë të importit për të ruajtur atë rezervë që ne kemi sot në HEC e Fierzës, duke pritur gjithsesi që edhe shirat të fillojnë sepse për ne do të ishte një problem shumë i madh nëse kjo do të zgjaste akoma me javë dhe muajt e tjerë",- sqaroi drejtori i KESH. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.