Kanceri tek fëmijët, 70 raste të reja në vit

Rreth 70 fëmijë janë diagnostikuar me kancer gjatë vitit 2011, ndërkohë që 40 prej tyre janë të prekur nga leucemia apo siç njihet ndryshe kanceri në gjak. Për shefen e shërbimit në pavijonin onkologjikpediatrik në QSUT Anila Godo ka një sërë faktorësh rrezikues për shpërthimin e neoplazive apo thënë ndryshe kancerit të gjakut.
Ajo na shpjegon se disa nga shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje janë ndotja ambientale, kimikatet e ndryshme, rrezatimi jonizues, radioterapia që përdoret për kurimin e një neoplaziesi dhe medikamente të ndryshme që përdoren për kurimin e një neoplazie. Tjetër faktor shumë i rëndësishëm janë edhe ushqimet, mënyrat më larg të qenit bio të përgatitjes së këtyre ushqimeve, pra ushqimet e konservuara por edhe arsyet gjenetike. Ndërkohë që mendohet se, katër fëmijë në QSUT janë diagnostikuar me kancer si pasojë e lëndëve kancero-gjene që çlirojnë lodrat. Alarmi vjen nga Hasan Stafa, drejtor i Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit i cili bën të ditur se pas analizave ka dalë në dritë se shkak për prekjen e këtyre fëmijëve nga leucemia kanë qenë lëndët kancerogjene që çlirojnë elementet plastike të lodrave. Ai e bazon këtë konstatim në investigimet e bëra nga ana e ZMK-së në dosjet e fëmijëve të shtruar dhe të diagnostikuar më këto sëmundje por edhe në bisedat e bëra me prindër të fëmijëve të sëmurë.
Për mjeken Anila Godo këto konstatime janë të pavërteta. "Duke qenë se shërbimi i onkologjisë-pediatrike është në shërbim nacional, nëse ka një fëmijë me këtë patologji, patjetër që do të diagnostikohet dhe kurohet në shërbimin tonë sepse është i vetëm. Ne nuk kemi ndonjë fëmijë që të kemi menduar se mbrapa diagnozës së tij qëndrojnë lodrat", - ka thënë në një intervistë për gazetën Godo.
ballkanweb.com
Add new comment