Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të mblidhen sonte në orën 21:00 në një mbledhje të jashtëzakonshme ku në axhendë është situata në Kosovë. Konsultimet do të mbahen me dyer të mbyllura.
Tema e Kosovës është futur në axhendë me kërkesë të Rusisë, pas zhvillimeve të fundit në kufi ku u plagosën disa ushtarë të KFOR-it dhe disa ekstremistë serbë.
“Jemi posaçërisht të shqetësuar për dhunën ndaj popullatës serbe të ushtruar nga njësitë e KFOR-it. Të tmerrshme janë edhe lajmet se është qëlluar në drejtim të ndihmës së shpejtë që po transportonte serbë të plagosur për në spital”, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë, duke arsyetuar kërkesën për OKB-në.
Marrë nga ora-news.com
Add new comment