Itali, sekuestrohen 52 kg kanabis. Arrestohen 2 shqiptarët posedues

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 05:24

TREVIZO - Policia italiane ka sekuestruar 52 kg kanabis sativa ndërsa në pranga si posedues të saj kanë rënë dy shtetas shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në Trevizo të Italisë, ku dy shqiptarëve të arrestuar, përkatësisht të moshave 25 dhe 30 vjeç u janë zbuluar fillimisht gjatë një kontrolli rutinë, sasi të vogla kanabisi.

Kjo ka bërë që të shtohen dyshimet ndaj tyre, dhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre, është zbuluar edhe sasia prej 52 kg e lëndës narkotike.

Sipas mediave italiane, shqiptarët janë pikasur nga dy policë jashtë shërbimi të cilët kanë njoftuar kolegët e tyre dhe çka ka përfunduar me prangosjen e poseduesve të lëndës narkotike.

Deri më tani nuk dihet se nga ka ardhur droga, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut dhe të personave të tjerë të përfshirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.