ILDKP, kallëzim penal ndaj Bodes për “refuzim të deklarimit të pasurisë”

Postuar në 07 Prill, 2015 05:53

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimin penal ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode. 

Sipas njoftimit zyrtar të ILDKP-së, deputeti Bode është kallëzuar për veprat penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

“Subjekti Ridvan Bode, dhe pse u njoftua disa herë nga ILDKPKI gjatë procesit të hetimit administrativ, refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to”, thuhet në njoftim.

 

Mësohet se, pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm i ka kërkuar Kuvendit “marrjen e masave të menjëhershme që raste të tilla deputetësh, që guxojnë të shpërfillin kërkesat e institucioneve ligj-zbatuese në Shqipëri, të mos përsëriten më në të ardhmen”. / Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.