GoEuro: Tirana, qyteti me çmimet më të lira në botë për akomodimin.

Si pjesë e indeksit për çmimet e udhëtimit dhe turizmit, GoEuro.com ka publikuar listën e qyteteve sipas çmimeve të akomodimit, ku Tirana është renditur e para me çmime më të lira ndërsa Bostoni në SHBA si qyteti më i shtrenjtë.
Sipas hulumtimit, popullariteti rritës në rrjet të arritshëm për vendosje të sigurtë Airbnb dhe rritje të vazhdueshme të industrisë së hoteleve, konsiderohen si faktorë të rëndësishëm për të gjithë që dëshirojnë të udhëtojnë.
Në listë janë përfshirë 150 qytete dhe mbi 60,000 hotele dhe apartamente akomodimi, me qëllim të kuptuarit e trendeve të reja në industrinë e hoteleve dhe akomodimit.
GoEuro.com është ueb faqe në Berlin për kërkimin e informacioneve për udhëtime nëpër Evropë, e cila ofron krahasime, përkatësisht opsione të kombinuara për udhëtime me aeroplan, linjë hekurudhore, autobus ose renta.
Add new comment