FMN i propozon Greqisë ndryshime drastike tatimore

Postuar në 01 Shkurt, 2012 08:55

Ndryshime drastike në regjimin tatimor propozon Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport që i ka paraqitur qeverisë greke. 

Ndërmjet të tjerash, raporti përmban propozime për ndryshimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH), me vendosjen e një koeficenti unik 19% ose 21%, rritje të taksave të posaçme të konsumit dhe reduktime në privilegjet tatimore. 

FMN propozon gjithashtu rishikim të taksave të pasurisë së patundshme dhe të kontributeve për siguracione të punëdhënësve dhe punonjësve, të cilat, bashkë me thjeshtëzimin e sistemit, konsiderohet se do të mund t'i japin dimensione më të mëdha zhvillimore sistemit të ri tatimor. 

Ka edhe propozime mbi rritjen e tatimit për depozitat dhe bonot e thesarit, çka ndërkaq qeveria e ka refuzuar. 

Raporti i FMN gjendet në tryezën e dialogut, që ka filluar ndërkaq midis ministrisë së financave dhe partive që marrin pjesë në qeveri. 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.